Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk konsumoni mëngjes

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, por sipas studimeve ka të mira e të këqija të konsumosh mëngjes dhe ne ju prezantojmë me disa prej tyre.

Disa fakte mbi mëngjesin:

1.Sipas studimeve po të mos konsumosh mëngjes, shton në peshë, kjo sepse je më i uritur në orarin e drekës.

2.Të mos konsumosh mëngjes shkakton edhe luhatje të humorit. Njerëzit që nuk konsumojnë mëngjes mund të vuajnë nga depresioni, kanë risk për diabet dhe nivel të ulët të sheqerit në gjak.

3.Nëse nuk konsumoni mëngjes do ndiheni të lodhur nga ora 12 e drekës deri në 4 pasdite. Do e keni të vështirë të fokusoheni dhe të jeni produktiv.

4.Mosngrënia e mëngjesit ndikon tek plakja. Kufizimi i kalorive dhe agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojnë në rritjen e hormoneve dhe uljen e niveleve të insulinës.

5. Dietologët thonë se duke kapërcyer ngrënien e mëngjesit niveli i aciditetit tuaj mund të rritet dhe mund të vuani nga urthi dhe dispepsi.

6. Anashkalimi i mëngjesit mund të shkaktojë dhimbje koke ose migrenë. Ekspertët thonë se edhe mëngjeset e vonuara mund të ndikojnë në trupin tuaj. Kjo zakonisht është për shkak të niveleve të ulëta të glukozës në gjak.

7. Ata që anashkalojnë mëngjesin kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga era e keqe e gojës. Nëse nuk konsumoni ndonjë ushqim në mëngjes lejoni që bakteret të shkaktojnë erë.

“Një mollë në ditë e mban larg mjekun”, kanë thënë. Ndërsa mëngjesi në përsëritje mund të tingëllojë i mërzitshëm, konsumimi i përditshëm i të njëjtit produkt ushqimor në fakt ka shumë benefite.

Mbajtja e trupit në formë, stërvitja e vazhdueshme dhe një dietë e shëndetshme ushqimore është një sfidë e përditshme, që jo të gjithë njerëzit arrijnë ta zbatojnë siç duhet.


Shtuar 6.06.2023 07:06