“Çfarë fatkeqësie pikëlluese”, Rama reagon për tragjedinë në Kroaci

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë sot në Kroaci, ku një autobus me targa kosovare me rreth 60 pasagjerë në bord, është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën deri më tani 10 pasagjerë, ndërsa janë plagosur rreth 30 të tjerë.

Rama e cilëson si një fatkeqësi pikëlluese këtë lajm nga Kroacia për humbjen e jetës së vëllezërve e motrave nga Kosova, ndërsa lutet për të plagosurit që të shërohen sa më shpejt, ndërkohë që shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave të deritanishme.

Reagimi i plotë i Ramës:

Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova.

Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave.


Shtuar 25.07.2021 12:02