Çfarë është vrima e zezë që është zbuluar në Google Maps?

Ekspertët e internetit nuk kanë qenë në gjendje të vendosin se çfarë është një “vrimë e zezë” e shfaqur në Google Maps, pasi u zbulua për herë të parë nga një përdorues i Reddit. Vrima e zezë, e cila ka tre anë, u shpërnda në Reddit gjatë javës së kaluar nga Kokoblocks i cili shkroi: “Çfarë dreqin është kjo pasi nuk duket aspak si një ishull”.

Përdoruesit ishin të dilemë nëse vrima e zezë ishte apo jo një ishull apo një bazë sekrete ushtarake. Shumica kërkuan në Google Maps për të gjetur vrimën e zezë, e cila në fakt ishte një “gumë koralore”që i përket Republikës së Kirabiti, i njohur si ishulli Vostok.

Sipas Live Science, Google shpesh “fsheh” bazat ushtarake dhe vendndodhjet e tjera për të shmangur zbulimin e informacionit rreth vendndodhjes së vendeve të tilla, gjë që mund të çojë në spekulime për një “vrimë të zezë”./albeu.com.


Shtuar 21.02.2022 12:30