Festa e Kurban Bajramit është një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e festave të besimtarëve muslimanë. Në besimin islam, Kurban Bajram përfaqëson gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë të birin si tregues i nënshtrimit të tij ndaj zotit. Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja, Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”.
Nëse e mbledhim me fjalë të thjeshta, Kurban Bajrami është dita ku mposhtet nepsi dhe makutëria e njeriut.
Disa nga ushqimet që s’duhet të mungojnë në tavolinën tuaj për këtë festë.
Mëngjesin e Kurban Bajramit, të gjitha amvisat, kryefjalë të tavolinës festive kanë mishin. Mishi është parësor në çdo tavolinë.
Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Mishi mund të jetë i pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.
Pjata e dytë që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë, me lëngë mishi, vezë limon, miell e pak erëz. Një tjetër gatim tipik i kësaj feste është byreku, që mund ta gatuani me lakra, vezë, kos ose djathë.
Sallatat janë të shumëllojshme dhe siç të keni ju dëshirë, me perime dhe zarzavate. Ëmbëlsira më e mirë e kësaj feste është revanija, një ëmbëlsirë turke, por e gatuar me mjeshtëri edhe nga gratë shqiptare.
Mos harroni se në tavolinën e Kurban Bajramit s’duhet të ketë mish derri apo alkool! Festë të mbarë!