Çfarë e shkaktoi vdekjen e aktorit të famshëm të “Friends”? Zbulohet nga raporti mjekoligjor

Vdekja e aktorit Matthew Perry ishte një aksident i shkaktuar nga “efektet akute të ketaminës”, kanë konfirmuar zyrtarët mjekësorë në Los Angeles.

“Faktorët që kontribuan në vdekjen e Perry përfshijnë mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës (që përdoret për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve). Mënyra e vdekjes është aksidentale,” thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se aktori u gjet i pavetëdijshëm në pishinën e shtëpisë së tij në Los Angeles në tetor, por një ekzaminim pas vdekjes nuk ishte përfundimtar në atë kohë.

Ai ishte i njohur më së shumti për interpretimin e Chandler Bing-ut të mençur në serialin Friends.

Shfaqja ndoqi gjashtë miq të rinj që jetonin në New York City dhe u transmetua nga viti 1994 deri në 2004.


Shtuar 15.12.2023 23:05