Mbreti Charles mori fronin e Britanisë në moshën 73-vjeçare dhe të gjithë sytë mund të jenë te funerali i Elizabeth, por histori “të panjohura” po dalin në sipërfaqe, si ajo në lidhje me Kontin Drakula.
Sipas nypost.com, monarku i ri britanik është i lidhur me Vlad Impalerin, sundimtarin e Vllahisë, i cili ishte frymëzimi për librin horror të Bram Stoker.
Siç thuhet në botimin amerikan, Charles është i lidhur me Vladin, pasi ai është pasardhës i tij, konkretisht stërnipi i tij, nëpërmjet gruas së George V, Mbretëreshës Mary.
Në fakt, vetë Charles ka një dashuri të madhe për Rumaninë, veçanërisht për Transilvaninë, një vend ku Vlad mbretëroi dhe u bë i njohur si për fitoret e tij mbi osmanët në Ballkan, ashtu edhe për rrahjen e kundërshtarëve të tij duke i lënë ata të vuanin për ditë të tëra derisa të vdisnin.
Kështu, Mbreti i ri i Anglisë ka blerë një shtëpi fshati të shekullit të 18-të në fshatin Viscree, ndërsa bënte punë bamirësie në zonë përmes Fondacionit Princi i Uellsit.
Gjithashtu, në vitin 2017, kryetari i bashkisë së qytetit Alba Iulia i dhuroi Charles titullin e nderit Princi i Transilvanisë për dashurinë dhe punën që i ka dhënë rajonit.