Çfarë e detyroi Bardhin ta ulë Bashën në fund të sallës në Kuvend? Ja si përgjigjet

Planvendosja e deputetëve në sallën e seancave plenare ka ndryshuar me nisjen e sesionit të ri këtë fillimshtatori.

Lulzim Basha nuk do jetë më i ulur mes Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, por përkrah Pampurit dhe Jakupllarit.

I pyetur në emisionin Now në Euronews Abania për arsyet e kësaj lëvizjeje Bardhi u përgjigj:

“Nuk besoj se është çështje e interesit publik si ulen deputetët në sallë e kuvendit. Unë kam përshtypjen se zoti Basha nuk ishte komod mes meje dhe zonjës Tabaku, ndaj unë i kam krijuar komoditetin të ulet me kolegë që ka një lloj komunikimi. Pra, e kam bërë që deputeti Basha ndoshta ndihet më i lirshëm dhe fillon vjen në seancat plenare, se e shikoja që për shkak të këtij sikletit nuk vinte në seancat plenare”.


Shtuar 2.09.2024 23:09

Tags: ,