Presidenti amerikan Joe Biden pritet të takojë gjatë ditës së sotme presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderët e G7.
Ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për t’i bërë presion liderit rus vazhdojnë, liderët e G7, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe Zelensky të Ukrainës, do të diskutojnë sot përmes videokonferencës mbështetjen perëndimore për Kievin.
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelensky “do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.
Pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të takohen gjithashtu sot në Bruksel për të diskutuar raundin e tyre të gjashtë të sanksioneve ekonomike kundër Moskës, i cili këtë herë duhet të përfshijë një ndalim në faza të importeve të naftës ruse.