Çfarë do të thotë trekëndëshi i kuq i përdorur nga Hamasi dhe ushtria izraelite në videot e tyre

Një simbol i flamurit palestinez, trekëndëshi karakteristik i kuq, së fundmi është bërë objekt diskutimi kryesisht në rrjetet sociale, pasi Hamasi  dhe Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) e përdorin atë në videot e tyre.

Simboli, i përdorur nga aktivistët dhe protestuesit në mbarë botën për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez , u shfaq, sipas Al Jazeera, fillimisht në videot e Hamasit për të treguar objektiva të tilla si tanket izraelite.

Në të kaluarën, trekëndëshi i kuq është përdorur gjithashtu në variacione të ndryshme nga mbështetësit e Palestinës, siç shihet në dizajnin e mëposhtëm…

Mirëpo, përveç Hamasit, së fundmi trekëndëshin e kuq e kanë shfrytëzuar edhe izraelitët.

Si?

Zëdhënësi i divizionit të mediave arabe të ushtrisë izraelite (IDF) shpërndau video, e cila përdorte simbolin dallues për të treguar objektivat palestineze.

Në fakt, një mesazh në fund të videos i referohej me emër përfaqësuesit të krahut ushtarak të Hamasit, duke theksuar se “trekëndëshi ynë është më i fortë se i yti, Abu Obeida”.

Mirëpo, kjo lëvizje e izraelitëve shkaktoi reagime në internet nga mbështetësit e palestinezëve, të cilët kritikuan dhe akuzuan ushtrinë izraelite se “na vjedh dhe kopjon”!

Megjithatë, vlen të theksohet se përveç trekëndëshit të kuq, izraelitët kanë përdorur edhe një trekëndësh të gjelbër për të treguar goditjet e tyre ndaj liderëve të Hamasit./albeu.com


Shtuar 13.11.2023 19:43

Tags: , ,