Forcat e armatosura të Bjellorusisë kanë nisur sot një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë për të testuar gatishmërinë e tyre luftarake, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e vendit.
“Testi i gatishmërisë për betejë do të përfshijë lëvizjen e një numri të konsiderueshëm automjetesh ushtarake, të cilat mund të shkaktojnë vonesa në trafik në rrugët publike”, paralajmëroi ministria.
Ndërsa Rusia vazhdon të pushtojë Ukrainën, Bjellorusia ka theksuar nuk paraqesin kërcënim për fqinjët e saj dhe për Evropën në përgjithësi.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë. Në fazat e hershme të pushtimit rus të Ukrainës, pjesë të vendit pranë kufirit me Bjellorusinë, përfshirë Kievin, u bombarduan.
Megjithatë , Moska tani i ka përqendruar sulmet e saj në Ukrainën lindore dhe juglindore./albeu.com