Çfarë do të bëni në të ardhmen? Dashnor Sula: Nëse Berisha jep dorëheqjen nga drejtimi i PD, jam alternativë për të kandiduar

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, teksa ishte i ftuar në studion e News24, deklaroi se është i gatshëm të kandidojë për drejtimin e Partisë Demokratike, nëse Sali Berisha tërhiqet nga posti i kryetarit.

Ai u shpreh se; nëse drejtimin e partisë vijojnë ta mbajnë figura si Berisha, Flamur Noka apo Albana Vokshi, ai nuk do të ketë më asnjë lidhje me PD-në.

Sula la të hapur edhe mundësinë për të nisur një nismë të re politike, duke përmendur idenë e krijimit të një poli të tretë në skenën politike shqiptare.

Dashnor Sula: Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga kryetari i PD, jam alternativë për të kandiduar. Nëse në PD janë Sali Berisha, Flamur Noka e Albana Vokshi, unë nuk e shkel më atë prag. Nëse këta persona rrinë në Partinë Demokratike, PD do të zhbëhet. Do doja të jap kontribut, ndoshta për krijimin e një poli të tretë.


Shtuar 26.05.2025 15:59