Çfarë do bënte ndryshe nëse do të ribëheshin zgjedhjet? Berisha: Programi ynë ka qenë më i miri, mund të kishte ndryshime në…

Gjatë një interviste me gazetarët e diasporës nëpërmjet një lidhjeje “online”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbi mundësinë e ripërsëritjes së zgjedhjeve parlamentare.

I pyetur se çfarë do bënte ndryshe nëse do të ribëheshin zgjedhjet, Berisha u shpreh me bindje se mund të kishte ndryshime në kandidatura.

“Nëse do të ribëheshin zgjedhjet, mund të kishte ndryshime në kandidatura, pa mëdyshje, mund të kishte angazhime më të gjëra”, tha ai, ndërsa theksoi se programi i PD ka qenë më i mirë se kurrë, pasi ka qenë ekspertizë e ekipit fitimtar të zgjedhjeve në SHBA

“Është bërë një punë shumë e madhe”, tha Berisha, por në kushtet e një farëse elektorale opozita nuk fiton, pasi sipas tij, vota vdes pa hyrë në kuti.

Berisha: Nëse do të ribëheshin zgjedhjet, mund të kishte ndryshime në kandidatura, pa mëdyshje, mund të kishte angazhime më të gjëra. Por, në këto zgjedhje mund të them se programi ka qenë më i mirë se kurrë, ekspertiza për zgjedhjet ka qenë ekspertiza e ekipit fitimtar të zgjedhjeve në SHBA.

Edhe në 2005 kam pas ekspertizën e fituesve më SHBA. Në doktrinën elektorale besohet se fitimtarët e zgjedhjeve presidencial enë SHBA, janë ekspertët më të mirë. Është bërë një punë shumë e madhe, por në kushtet e një farëse elektorale opozita nuk fiton, vota vdes pa hyrë në kuti.


Shtuar 7.07.2025 15:54