Çështja ndaj Belinda Ballukut është rënduar, jo lehtësuar/ Avokati Hazizaj: Kryeministri iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për një konflikt që nuk ekziston

Këtë të hënë, në intervistën për News24, avokati Sokol Hazizaj, komentoi çështjen e Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministres nën akuzë nga SPAK, dhe lëvizjet që ndërmori qeveria duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e saj ndërsa mbante detyrën.

Ai u shpreh se me këtë lëvizje, pozita ndaj Balluku është rënduar dhe jo lehtësuar, ndërsa u shpreh kritik nga qasja e Ramës, duke thënë se iu drejtuar Kushtetueses me pretendimin se ka një konflikt mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ekziston në rastin në fjalë.

Të lidhura

None found

Madje, avokati Hazizaj, zhvillimet për Ballukun, i sheh si një “rakordancë” mes qeverisë dhe strukturave të drejtësisë, SPAK dhe GJKKO.

“Mendoj që çështja ndaj zonjës Balluku në momentin që flasim më tepër është rënduar sesa lehtësuar. Do të ishte më ndryshe nëse nuk do të ishte bërë kërkimi në Gjykatën kushtetuese, do ishte më ndyshe nëse kundërshtimi i masave do të ishte bërë nga vetë subjekti pranë GJKKO dhe më tej, më normale dhe më e drejtë çdo lloj shqetësimi në karakterin procedurial dhe penal subjekti se sa interlokutimi nga kryeministri duke iu drejtuar GJK për konflikte që nuk ekzistojnë.

Shikoj një rakordancë midis kryeministrit dhe veprimtarisë së SPAK dhe GJKKO. Çka kryeministri nuk ka dashur në kabinetin e tij për pasojë ka ardhur veprimtaria e strukturës së posaçme ndaj individëve që s’i ka dashur në kabineti apo i janë prishur dëshirat. Nuk kam konstatuar prej 2016 që qeveria nuk ka asnjë konflikt me SPAK, GJKKO”, theksoi avokati.


Shtuar 30.03.2026 15:31