Ditën e sotme në Parlament do të mbahet seanca e radhës plenare, pas disa javësh të tensionuara brenda dhe jashtë dyerve të Kuvendit.
Çështja “McGonigal” do të jetë sërish fokusi, pasi 24 orë janë në dispozicion për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit është akuzuar vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, teksa për disa seanca plenare nuk ka qenë i pranishëm.
Sot pritet të rikthehen në Kuvend edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës, cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara pas tensioneve dhe debateve të forta.
Kujtojmë që në javët e kaluara Partia Demokratike ka protestuar jashtë Kuvendit, me një pjesë të deputetëve të përjashtuar.
Ndërkohë Kuvendi është shoqëruar me tensione dhe mazhoranca ka vijuar votimin e ligjeve, për të cilat opozita bën thirrje të anulohen, pasi procesi është kryer në parregullsi, me mungesa të deputetëve. /albeu.com