Çështja “Gërdeci”, sot jepej pretenca, shtyhet seanca në GJKKO për Fatmir Mediun

Seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të jepej pretenca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është shtyrë.

Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak” lidhur me dosjen e shpërthimit në Gërdec.

Dy prokurorët që do të japin pretencën sot në orën 12:00 janë; Altin Dumani dhe Arben Kraja, njëri kreu i SPAK, tjetri paraardhësi i tij.

Ndërkohë, Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar,t eksa SPAK ende nuk e ka shpallur pretencën për të akuzuarin.

Avokatët e ish-ministrit kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt parashikimi.

Sipas mbrojtjes, klienti i tyre nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.

 


Shtuar 24.05.2023 12:11