Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca në GJKKO, arsyeja

Seanca në GJKKO për çështjen “Gërdeci”, është shtyrë për në datën 18 qershor, pasi mësohet se shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

Ish-ministri Mediu, po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.


Shtuar 13.06.2025 12:20