Çështja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Përmes avokatit të tij, referuar një vendimmarrje të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, Mediu pretendoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të ishte gjyqtare e çështjes.

Sipas avokatit, gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm, si në rastin e Mediut.


Shtuar 24.02.2026 09:38