Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia.
Në këtë takim është diskutuar për çështjen e sigurisë.
Presidenca nuk e ka dhënë as një detaj më shumë.
Qeveria e Kosovës është duke pritur nga KFOR’i për të larguar barrikadat e serbëve në Veriun e Kosovës.
Ndërkaq, KFOR vazhdimisht po deklarohet se janë vigjilent për sa i përket ruajtjes së sigurisë në Kosovë.
Të dielën, forcat e KFOR’it ishin pozicionuar në kufirin Kosovë-Serbi, në pikën kufitare Jarinje, kjo pasi një grup ekstremistësh serbë te lidhur me Kremlinin tentonin të hynin brenda territorit të Kosovës.
Krejt kjo situatë e tensionuar e ka vënë KFOR’it në pozitën e mbajtjes së një përgjegjësie të shtuar për çështjen e sigurisë.
Ky mision javën e kaluar e ka pranuar një kërkesë nga Serbia për vendosjen e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.
Ndërkaq kanë treguar që “janë duke e shqyrtuar kërkesën”.
E ajo kërkesë nga institucionet e vendit është quajtur si e papranueshme. /Express