Çështja e detit, Nikos Dendias vjen sot në Tiranë

Ministri Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vijë nesër në Tiranë. Bëhet me dije se Dendias do të vijë për një vizitë në Shqipëri, për të vijuar negociatat për çështjen e detit, për t’ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë Dendias-Xhaçka.

Më pas ministri i Jashtëm grek do të jetë në një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa më herët u bë me dije se në Shqipëri më 22 dhjetor do të jetë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili do të zhvilloj takim në Himarë, Dropull me minoritetin grek.


Shtuar 21.12.2022 08:53