Cërrik/ Goditi me sende të forta vëllanë, vihet në pranga 58-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58-vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Q., 23-vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një karrocë që përdorej nga shtetasi L. K., 56-vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 56-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.01.2024 13:27