Ceremoni madhështore dhe atmosferë e “çmendur”, brenda dasmës së Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut (VIDEO)

Më 1 tetor, ditën e djeshme Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe organizuan një dasëm madhështore.

Rudina guxoi që në ceremoninë e martesës në kishë nga ku postoi edhe fotot e para dhe gjithë vëmendjen e mori një rrip-korse i zi i cili e bënte aspak të zakontë. Që në këtë moment kuptohet që Rudina nuk mund të ishte një nuse si gjithë të tjerat edhe kjo është vënë re edhe gjatë festës.

Nusja ka qenë gjatë gjithë dasmës në qendër të vëmendjes, siç i ka hije dhe mbrapa nuk mbetet as dhëndri, Mark Frroku. Rudina dhe Marku kanë ngritur në këmbë dasmorët dhe kanë mbajtur gjallë atmosferën gjatë  dasmës siç shihet në videot e shpërndara në rrjet nga të ftuarit e shumtë VIP. Gjithashtu një detaj që ka bërë përshtypje dhe është komentuar mjaft është momenti kur Aurela Gaçe këndon ulur këmbëkryq me Mark Frrokun dhe dasmorët dhe shihet dyshemeja e mbuluar me kartmonedha dollar, një traditë në dasmat shqiptare, por duket se në dasmën e Rudinës dasmorët nuk janë kursyer.

Për më tepër shijojeni dasmën e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut në videon e përmbledhur nga Albeu.com.


Shtuar 2.10.2021 09:30