Ditën e djeshme Shqipëria u godit nga një tjetër sulm kibernetik, i ngjashëm me atë të korrikut të këtij viti.
Sulmi dyshohet të jetë kryer nga Irani, ndërsa hakerat kanë sulmuar këtë herë sistemin më të rëndësishëm informatik, atë të rregjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.
Kjo situatë ka sjellë kaos në pikat kufitare në vendit, që aktualisht po punojnë manualisht, ndërkohe që ka radhë të shtuar
Por sipas burimeve për albeu.com, se iranianët kanë hyrë edhe në sistemin e kamerave të pikave kufitare.
Në pamjet e siguruara nga albeu.com shihet momenti kur ka nisur sulmi.
Sulmi pason vendimin e tre ditëve më parë të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si reagim ndaj sulmit masiv kibernetik të muajit korrik. Sulmet iraniane ndaj vendit tonë janë dënuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Dje SHBA njoftoi sanksione të reja ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke përmendur mes këtyre aktiviteteve, sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Ky sulm dyshohet të jetë realizuar nga Irani, për shkak të tensioneve lidhur me qëndrimin në shqipëri të një pjese të madhe të opozitarëve iranianë, MEK, të cilët janë të strehuar në Manëz.
Gjithashtu sjellim në dijeni se marrja nën kontroll e kamerave të aeroportit të Rinasit, është edhe cënim i sigurisë kombëtare të Shqipërisë, pasi është një ndërhyrje e dretpërdrejtë e një vendi të huaj në punët e brendshme të vendit tonë./albeu.com/