Celulari i Dumanit dërgohet jashtë shtetit, kush është programi që fshihte “gjurmët”

Celulari i vrasësit të dyshuar serial, Nuredin Dumani, do të dërgohet jashtë shtetit për një ekspertizë më të detajuar.

Kjo do të bëhet me qëllim zbardhjen e komunikimeve të tij, pasi në celular është gjetur programi “EncroChat” që përdoret për komunikimet e koduara.

Bisedat me këtë program lexohen vetëm nga bashkëbiseduesit dhe më pas fshihen në pak sekonda.

Ndërkohë grupi i hetimit është në pritje të analizës së ADN-së së personit të dyshuar për të paktën 7 ngjarje, e cila po ballafaqohet me provat e gjetura në disa ngjarje kriminale.

Hetimet për zbulimin e autorëve të plagosjes së Nuredin Dumanit po vijojnë dhe krahas tyre edhe për ngjarjet e tjera ku 37-vjeçari është akuzuar nga prokuroria si autor apo bashkëpunëtor.

Deri në këtë fazë hetuesit kanë në duar një profil gjenetik të Dumanit por edhe telefonin e tij i cili po mendohet të dërgohet drejt shteteve të tjera më qëllim zbërthimin e tij dhe përfitimin provave të tjera.

Tri ditë pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i cili dyshohet për të paktën shtatë ngjarje të rënda, prokuroria e Elbasanit po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit  me autoritetet e huaja më qëllim zbërthimin e telefonit të 37-vjeçarit.


Shtuar 31.03.2022 16:07