Çelja e negociatave, Rama: Menduan se nuk do të ndodhte, por kurrë nuk na ka shkuar në mendje të hiqnim dorë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE, në Bruksel, u shpreh se dita e sotme ishte e vështirë të besohej pasi shpresa po shuhej, ndërsa theksoi se megjithatë, kurrë nuk u kishte shkuar në mendje të hiqnin dorë nga BE-ja.

Rama gjithashtu u shpreh se BE po i jep Ballkanit një tjetër rëndësi.

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për pak kohë menduam se nuk do të ndodhte fare. Megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini shumë mirë se në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim: nuk ka rrugë tjetër përveçse rrugëtimi Europian. Për shekuj në është dashur të jetojmë në perandori dhe regjime që nuk I kemi zgjedhur. Europa është e para herë që kishim një zgjedhje të lirë. E bëmë sepse është hapësirë paqeje dhe lirie. E bëmë sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë tonë. Europa me vlerat dhe standardet e saj bën të mundur një Ballkan paqeje dhe një Ballkan i 4 lirive të BE gjithashtu”, tha Rama./albeu.com

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/469345825021897


Shtuar 19.07.2022 12:13