Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka rikujtuar orarin zyrtar të hapjes dhe mbyllljes së qendrave të votimit në pesë bashki ku nesër do tê mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.
Celibashi deklaron se procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.
Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.
Komisioneri Celibashi ka ftuar të gjithë qytetarët e këtyre bashkive që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit.
