Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është përgjigjur deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili tha se i pari është i shantazhueshëm, pas vendimit për të mos regjistruar PD-në në zgjedhje.
Celibashi tha se është i dedikuar për të zbatuar ligjin dhe e cilësoi të patolerueshme gjuhën e përdorur.
“Në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme.
Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme”, tha Celibashi. /albeu.com