Çekia e ashpër me Rusinë, nuk u lëshon viza humanitare burrave rusë që duan të largohen pas urdhrit të mobilizimit

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka thënë se vendi i tij nuk do të lëshojë viza humanitare për burrat rusë që ikin nga urdhrat e mobilizimit.

Lipavsky tha për Novinky.cz se megjithëse i kuptonte motivimet e tyre, raste të tilla nuk plotësonin kushtet për një vizë humanitare.

Republika Çeke i bashkohet vendeve të tjera si Letonia, e cila ka thënë se nuk do të sigurojë strehim për rusët që kërkojnë të shmangin draftin për arsye humanitare. Gjermania, nga ana tjetër, thotë se do ta bëjë këtë./albeu.com


Shtuar 22.09.2022 19:52