I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan kantautori shqiptar Ermal Meta ka treguar më shumë rreth jetesës së tij në Itali dhe vështirësive që ka ndeshur si emigrant në Itali.
Kantautori Ermal Meta ka thënë se në Shqipëri janë rrënjët e tij, pavarësisht se tani ka një karrierë mjaft të suksesshme në Itali.
Ermal Meta: Këtu janë rrënjet e mija, sado të largohesh, rrënjët aty i ke. Kam njohur shqiptarë që nuk donin të thonin se janë shqiptar. Nëse ke karakter të fortë e mbron prejardhjen tënde.
Por a e ka ndjerë paragjykimin Ermal Meta?
Ermal Meta: E kam ndjerë, por e kam përdorur si benzinë. Çdolloj paragjykimi më ka bërë të fortë. Kur fitova Sanremon isha shumë krenar, nuk mund të ndjeja asgjë. Për mua ishte thjesht një moment tjetër i mirë dhe e përjetova ashtu siç ishte. Unë në Itali jam kantautori shqiptar.