Rritjen apo uljen e çmimit të naftës në Shqipëri, Dashamir Shehi nuk e shesh si reflektim direkt të ndryshimit të bursës ndërkombëtare.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Shehi tha se mbrëmjen e së mërkurës që pati një rënie të lehtë të çmimit të karburantit, nuk erdhi si pasojë e uljes së çmimit në bursë, por si pasojë e një telefonate të Kryeministrit.
“Kjo që po të them unë të jesh i sigurt që nuk është ulur fare prej asaj të bursës, por është ulur se jam i sigurt që Kryeministri jonë i nderuar ka marrë një nga ata në telefon dhe i ka thënë çfarë bëni more legena, ku e çuat, e nxorët popullin atje.
Prandaj është e rëndësishme ajo që tha zotëria, që ne duhet të dalim dhe duhet të dalim për t’i treguar që ore ky popull reagon. Më bëhet qejfi që kanë reaguar shqiptarët”, – tha ndër të tjera Dash Shehi.