Mikja e saj ka reaguar për ndarjen nga jeta të së resë, teksa shpreh ngushëllimet për familjarët.
Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi Arbër Tivari, 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret, shtetasja Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe pasagjerja tjetër Roxhesa Klironomi 24 vjeçe.
Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit. Në mars 2021 ai u plagos në lagjen nr.4 në Durrës, pas një konlfikti çasti me Alket Buçpapaj, i cili pasi qëlloi me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.