Çanta e dyshimtë pranë 15 katshit në Tiranë, Policia: Ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi

Policia ka reaguar pas gjetjes së një çante të dyshimtë pranë 15 katshit. Në njoftimin e tyre thuhet se nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se ajo ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.


Shtuar 2.03.2026 20:06