Këngëtarja Camila Cabello dhe i dashuri i saj i ri, biznesmeni libanez Henry Chalhoub, u panë së bashku në festën pas BAFTA Awards.
Konkretisht, çifti filloi lidhjen në gusht të vitit 2024, ndërsa për herë të fundit u panë bashkë në janar të vitit 2025, kur kishin shijuar pushimet në plazhin e ishullit të Shën Bartolomeut. Kjo duket se ka konfirmuar të gjitha spekulimet për lidhjen e tyre.
Chalhoub, trashëgimtari i një familjeje të pasur që zotëron një grup tregtar luksoz në Lindjen e Mesme, kishte veshur një xhaketë blu të kaltër, pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë, ndërsa Cabello shkëlqente me një fustan që kishte elementë korse.
Ajo e kompletoi look-un me taka të zeza dhe bizhuteri prej ari.
Henry Chalhoub vjen nga një familje që zotëron Chalhoub Group, që operon në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ndonëse deri më tani nuk ka komentuar lidhjen e tij me këngëtaren, mësohet se para saj ishte lidhur me supermodelen Joan Smalls.
Cabello gjithashtu nuk ka zbuluar shumë për partnerin e saj të ri, megjithëse më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin Shawn Mendes, autorin britanik Matthew Hussey dhe biznesmenin Austin Kevitch.