Caktohet takimi mes Zelenksy-t dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e enjte, tha në një konferencë të mërkurën zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.

Guterres udhëtoi të mërkurën në mëngjes nga Polonia në Ukrainë dhe së fundi mbërriti në Kiev, ku do të takohet me Zelenskyy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba të enjten, tha Haq.

“Ne presim që ai të flasë edhe për shtypin”, tha Haq për Guterres gjatë takimit të së enjtes.

Haq tha se takimi i së enjtes do të jetë “i përbashkët”, por nuk specifikoi se kush do t’i bashkohet Guterres në takimin me Zelenskyy dhe Kuleba. Haq gjithashtu nuk përmendi se në cilën orë të ditës do të zhvillohet takimi.

Sekretari i Përgjithshëm u prit nga presidenti polak Andrzej Duda të martën në mbrëmje në Poloni dhe e informoi atë për takimet e tij në Moskë dhe Ankara, tha gjithashtu Haq.

“Sekretari i Përgjithshëm shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen e tij të thellë për Presidentin për bujarinë e popullit polak për mënyrën në të cilën ata hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për pothuajse dy milionë refugjatë ukrainas”, tha Haq./albeu.com