Caktohet gjyqtarja që do hetojë Fatmir Mediun për Gërdecin

Irena Gjoka është gjyqtarja e re e cila do të shqyrtojë  akuzat e ngritura së fundmi nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Gjoka u caktua gjyqtare e re, pasi Erjon Çelja dha dorëheqjen nga çështja në fjalë, për shkak se kishte shqyrtuar kërkesën fillestare të SPAK-ut.

Tanimë, pritet të caktohet data për seancën praraprake nëse dosja e SPAK-ut për Mediun lidhur me Gërdecin, do të kalojë ose jo për gjykim.

Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Vetë Mediu ka deklaruar se është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij i ka cilësuar politike./Albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 12:14