Caktohet data për Kuvendin Kombëtar, PD mbledh të premten Kryesinë

Partia Demokratike  do të zhvillojë ditën e premte takim me të ftuar anëtarët e Kryesisë  për të bërë një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas njoftimit ku ftohen të gjithë anëtarët, mësohet se takimi do të mbahet në orën 11:00.

Njoftimi

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi


Shtuar 16.06.2021 21:38