Një koment i Monika Lubonjës, konkretisht: “E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”, ka bërë që rrjeti të shpërthejë dhe të ketë shumë reagime.
Një nga ata që ka reaguar është dhe ish-kryebashkiakja e LSI-së në Prrenjas, Miranda Rira. Në një postim, ajo shprehet se Monika ka fyer banorët e zonës duke thënë një gjë të tillë.
Më tej në postim, Rira e quan prapanike, paragjykuese dhe cinike që ha qyl bukën e tjetrit.
Postimi i Miranda Rirës
Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!!! .
Po pse moj grua e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?!
Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty!
Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.
Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!
Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!