Buxheti 2022 në polici, Nano: Do shkojë për rritjen e pajisjeve inteligjente dhe rritjen e pagave

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Brendshme, ka renditur pikat ku do të përqendrohen investimet. Gjithashtu ka thënë se punonjësit e policisë që punojnë larg qendrës së banimit do të kenë rritje page me 50%.

“Buxheti i ministrisë mbështet funksionimin e aktivitetin e strukturave operacionale. Shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, që do të bëjnë të mundur shtesat në pagë dhe trajtimin e orëve të punës. Gjithashtu dhe për punonjësit e policisë që punojnë jashtë qendrave të banimit, që do të marrin deri në 50% shtese të pagës. Për më shumë se katër vjet është proceduar marrja me qira e makinave të flotës së policisë rrugore. Në buxhetin e 2022 do të shtohet fondi dhe rritja e marrjes së këtyre mjeteve. Gjithashtu blerjen dhe sigurimin e pajisjeve të ndryshme të inteligjencës në shpërblim të policisë. Do të financohet ndërtimi i drejtorisë vendore në Elbasan dhe Dibër, Komisariati në Sarandë. Pajisje për teknologjinë e informacionit dhe për policinë shkencore, këto pajisje do të sigurojnë cilësinë e provave për policinë kriminale”, tha Nano./albeu.com

 


Shtuar 9.11.2021 11:40