Burri vrau vajzën, një italian dhe plagosi gruan, del foto e familjes shqiptare ku ndodhi tragjedia

Burri vrau vajzën, një italian dhe plagosi gruan, del foto e familjes shqiptare ku ndodhi tragjedia

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë mbrëmjen e djeshme, ku protagonistë ishin një familje shqiptare.

Taulant Malaj i shtyrë nga xhelozia vrau një shtetas italian, të bijën dhe plagosi bashkëshorten.

Në foton e mësipërme është familja shqiptare.

Taulant Malaj, i cili vrau të bijën, Gessica Malaj dhe plagosi gruan e tij, Tefta Malaj, të cilat ndodhen në të njëjtën foto gjithashtu.

Gjithçka ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s. 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja, Massimo De Santis, 51 vjeç.

Këtë të fundit ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku vrau të bijën e plagosi të shoqen. Malaj ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.


Shtuar 7.05.2023 18:48