Forcat ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin, janë përgjuar nga një burrë ukrainas përmes një palë kufjeve që trupat ruse i vodhën në shtëpinë e tij
Apple AirPods të Vitaliy Semenets u grabitën nga shtëpia e tij në Hostomel, afër Kievit, menjëherë pas fillimit të luftës ndërsa Rusia u përpoq të merrte kryeqytetin ukrainas.
Që atëherë ai ka përdorur “Find My”, një opsion për gjurmimin e vendndodhjes së të gjitha aksesorëve në rastin konkret të Apple, për të kuptuar vendndodhjen e trupave.
Javën e kaluar AirPods, kishin arritur në Belgorod, një qytet në Rusi ku Putin po grumbullon trupa për një sulm në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Aplikacioni “Find My” i Apple mund të gjurmojë pajisjet përmes Bluetooth ose nëse ato lidhen me internetin.