Burri i tha se nuk bënte asgjë, gruaja ndalon së bëri punët e shtëpisë, shikoni “katastrofën” e krijuar (VIDEO)

Një grua postoi një video në Tik Tok ku i tregonte ndjekësve të saj se si ndaheshin punët në shtëpi.

Lindsey Donnelly është nënë e dy fëmijëve që punon nga shtëpia si menaxhere e mediave sociale.

Një nga postimet e saj të fundit mori mbi 11 milionë shikime.

Burri i Donelly-t i tha asaj se ajo nuk bën asgjë nëpër shtëpi, kështu që ajo ndaloi së pastruari.

“Burri im bëri një koment që unë nuk bëja asgjë nëpër shtëpi, kështu që për dy ditë, me të vërtetë nuk bëra asgjë nëpër shtëpi”, shkruante nnelly krasah videos në TikTok.

Më pas në videon e radhës, gruaja shkonte nga dhoma në dhomë, duke filmuar shtëpinë, e cila dukej një “katastrofë”, qëkur ajo ndaloi së bëri punët.

Çantat e shpinës së fëmijëve të saj ishin në mes të dyshemesë së kuzhinës, të rrethuara me lodra dhe këpucë.

Kishte pjata të pista në banak dhe në lavaman. Më shumë pjata në dhomën e ngrënies dhe shporta plot me rroba në dhomën e ndenjes. Në pamjen e fundit të postimit të saj, Donnelly filmoi banjën, ku kishte lodra në vaskë, grumbuj rrobash në dysheme dhe një lavaman plot me produkte flokësh.

@lindsaydonnelly2 Then I left town for a girls trip… #marriagehumor ♬ Karma (feat. Ice Spice) – Taylor Swift

Donnelly shkroi, “Më pas dola jashtë qytetit në një udhëtim vajzash” dhe përdori hashtag #marriagehumor./Albeu.com


Shtuar 10.09.2023 20:03