Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë në Burbullimë të Lushnjës, ku një i moshuar humbi jetën si pasojë e zjarrit në banesën e tij. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 3:00 të mëngjesit.
Sipas fqinjëve, banesa ka qenë e vjetër dhe kjo ka bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi. Ndër të tjera bëhet e ditur se çatia e ndërtesës ka zënë poshtë 82-vjeçarin, i cili ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij është nxjerrë nga banesa. Çifti jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin komshinjtë.
Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi shprehet se kur kanë mbërritur e gjithë ndërtesa ishte në flaken dhe çatia kishte rënë. Sipas Metushit shkak mendohet të ketë qenë soba e druve me të cilin ngroheshin të moshuarit.