Burra, gra dhe fëmijë lypnin në Prizren, ndalohen 8 shqiptarë

Policia në Prizren ka ndaluar të premten tetë persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit rom nga Republika e Shqipërisë, të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, në këtë operacion policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.

“Personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshëm në rrugët e qytetit të Prizrenit, nuk kanë poseduar dokumentet të identifikimit dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e shtetit Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Express


Shtuar 11.03.2022 11:38