Burgosi prej muajsh në banesë gruan, nënën dhe fëmijët e mitur, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit

Ngjarja e rëndë , ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli në  Tiranë , mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe fë mijë t e mitur, duke u ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Jetnor Zhaboli, ka deklaruar se mbante të mbyllur në banesë prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, 5 dhe 9-vjeç, sipas tij, për t’i pasur ata nën kontroll.

Raportohet se Zhabolli i mbyllte në banesë prej muajsh, të cilën e kishte ‘blinduar’ me kamera sigurie në çdo dhomë, madje dhe tualet, e po ashtu përdorte bllokues valësh, në mënyrë që të mos përdornin telefonat.

Në momentin që policia ka shkuar në banesën e tij, dëgjoheshin vetëm zëra nga brenda shtëpisë, por askush nuk mund të dilte.

Ndërkohë, ka qenë vetë 35-vjeçari, me origjinë nga Burreli, ai që ka hapur derën.

Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

 


Shtuar 26.01.2024 10:24