Burgjet i dhanë leje, policia e Shkodrës nuk e shoqëron, Erdgys Arrazi s’merr pjesë as në varrimin e vajzës dhe djalit

Ndonëse Drejtoria e Burgjeve i dha leje Erdgys Arrazit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij, të cilët u mbytën nën lumin Bunë më 4 maj, 31-vjeçari e ka të pamundur të jet prezent në varrim sot.

Erdgysi nuk mund të jetë i pranishëm në varrim për shkak se policia nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

Sot 8 maj dy fëmijët e mitur, Gresi dhe Arditi do të varrosen në Shkodër, ndërsa nëna e tyre, Alma Arrazi do të varroset në Durrës ne qytetin ku banon babai i saj.

Ndërkohë dy ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit vajza tjetër e familjes, Ergesa 9 vjeçe e cila u mbyt në lumë bashkë me nënën, motrën dhe vëllanë që do të varrosen sot.


Shtuar 8.05.2024 12:06