Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës.

Policia e Bulqizës njofton se drejtuesi teknik i kompanisë, 70-vjeçari A.H., banues në Tiranë, është referuar në Prokurori dhe do të hetohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për A. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, pasi dje, gjatë punës, është dëmtuar A. P., 68 vjeç, banues në Tiranë, mekanik në këtë subjekt, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital”, bëri me dije policia.


Shtuar 20.08.2025 12:49