Maqedonia e Veriut do të vazhdoj të qëndroj para dyerve të BE-së. Autoritetet bullgare nuk do të japin dritën e gjelbër as javën e ardhshme kur pritet të mblidhet Këshilli i BE-së, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kështu është shpehur, kryeministri bullgar, Stefan Janev për televizionin kombëtar bullgarë, kur është pyetur direkt se: A do ta miratoj kornizën negociuese të
Maqedonisë së Veriut sikurse është tani.
“ Jo, nuk do ta miratojmë, sepse për momentin kushtet tona janë nën patronazhin e qeverisë teknike dhe të vendimit të kornizës së dhënë nga Kuvendi”, ka theksuar ai.
Sipas këtyre deklaratave, shpresat e Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, duken të zbehura.