Sot ish-presidenti Bujar Nishani që ndërroi jetë disa ditë më parë, përcillet në banesën e fundit. Homazhet në nderim të tij po zhvillohen te Presidenca.
I pari që ka kryer homazhe për ish-kryetarin e shtetit ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/346810107481860
Nderimet për ish kreun e shtetit nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.
Kujtojmë se sot është Ditë Zie kombëtare dhe të gjitha institucionet kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë në nderim të presidentit të njerë./albeu.com