Bujar Kapexhiu: Studentët kanë mbetur pa shkollë, gjendja e arsimit është alarmante,

Ish- rektori i Akademisë së Arteve, Bujar Kapexhiu ka folur gjatë ,mbledhjes me ish- kryeministrin, Sali Berisha.

Ai ka thënë se situata e arsimit në vendin tonë është alarmante. dhe duhet të ndodhë një revolucion i cili do të sjellë risi në këtë fushë.

Kapexhiu theksoi gjithashtu se mestarja për shkollat me konkurs është absurde.

Bujar Kapexhiu:

“Kam qenë student, kam qenë dhe vazhdoj të jem pedagog, kam qenë rektor i Akademisë së Arteve dhe e njoh shumë mirë gjendjen ku ndodhemi sot. Gjendja është alarmante, duhet një revolucion për të ndryshuar shumë gjëra në arsimin tonë. Nga gjithë ligji i arsimit të lartë po kap vetëm një gjë fare të vogël.Nga ky ligj qindra student që kanë dashur të vijojnë shkollën e lartë kanë mbetur pa shkollë.

U vu një mesatare. Shumë mirë, për një shkollë të përgjithshme, por absurditeti ishte pasi u vendos mesatarja për shkollat me konkurs. Përderisa e ke me konkurs është konkursi që i zgjedh studentët, është absurde mesatarja. Nuk kisha fare lidhje me shkollën në atë kohë, por kam vajtur që nga ministrja deri te maja e piramidës për të diskutuar këtë problem. Të paktën shkollat me konkurs duhet ulur mesatarja”, tha Kapexhiu.