Broja tregon historinë interesante, si ju bashkua Chelsea nga Tottenham

Armando Broja tashmë është një nga lojtarët më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm. Ai luan te Chelsea, te skuadra nga Premier League dhe sigurisht që fal paraqitjeve fantastike ai bën pjesë në ekipin e parë të Bluve të Londrës.

Gjatë një interviste për “The Players Tribune”, Broja tregoi gjithçka – madje na njoftoi edhe me historinë e tij rreth kalimit te Chelsea nga rivali lokal, Tottenham Hotspur, shkruan LIG Sport

Fal nëntë golave të shënuara në një ndeshje, dy persona të stafit të Chelseat iu afruan sulmuesit ‘kuqezi’.

“Edhe pse isha tifoz i Chelseat unë doja t’i mposhtja ata. Isha i gatshëm t’ju jepja gola vetëm të më shohin mua. Isha në stol atë ndeshje dhe po humbisnim me rezultatin 2 me 0. I kërkova trajnerit të më fuste në lojë, e bëri. Gjatë ndeshjes shënova një gol dhe bëra një asist, kurse rezultati u mbyll 2-2. Kaluam në një ndeshje tejtër, ku fituam me rezultatin 12-0, atë ndeshje shënova 9 gola. Pastaj erdhën dy djem të Chelseat, dhe thanë: “WOOOW. Ne të duam ty”. Kur ata e thanë këtë, unë s’doja kurgjo tjetër vetëm t’i bashkohesha Chelseat”, tha Broja

Sulmuesi shqiptar dha edhe një koment në lidhje me pranimin e Kombëtares së Shqipërisë para Anglisë.

“Mund të luaja për Anglinë U21, por zgjodha vendin tim, zgjodha vendin e prindërive të mi. Kur luan për vendin tënd është gjëja më e madhe që ti ke. Ke një shtet të gjithë pas krahëve. Babai më ka thënë vetëm diçka: “Nuk dua ta lësh futbollin pa e dërguar njëherë Shqipërinë në Botëror”.

Shtuar 29.09.2022 16:36