Britania: Rusia mund të përdorë municione me fosfor në Mariupol

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar për një përdorim të mundshëm të municioneve fosforike nga Rusia ndërsa luftimet intensifikohen për qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupol.

Në konferencën e rregullt të mëngjesit, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se armatime të tilla ishin përdorur tashmë në rajonin e Donetsk.

Sipas Human Rights Watch (HRW), bombat e fosforit sillen në të njëjtën mënyrë si armët ndezëse, të cilat janë të ndaluara të përdoren në zonat urbane sipas ligjit ndërkombëtar.

Përditësimi britanik tha gjithashtu se Rusia “po rrezikonte shumë për viktima të tjera civile”, për shkak të mbështetjes së saj të vazhdueshme në bomba të paligjshme, gjë që e bëri të vështirë përcaktimin e objektivave të sakta.

Mbretëria e Bashkuar shtoi se bombardimet po vazhdonin në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk. Por tha se forcat ukrainase kishin zmbrapsur disa sulme./albeu.com


Shtuar 11.04.2022 08:35